Prishtina & Prizreni Forum...Kenaqesi dhe argetim pakufi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


PrizrenI TeAm HoT FoUrUm We ArE We WOnT Tu Be OnE TEAM.........
 
ForumPortalliGalleryLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» CC- OFERT
Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE EmptyWed Nov 07, 2018 4:43 pm nga 504boyz

» POPULL SHQIPTAR!
Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE EmptyMon Nov 28, 2011 2:20 am nga Lek

» VETEM POPULLI ESHTE PUSHTETMBAJTES
Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE EmptyMon Nov 28, 2011 2:19 am nga Lek

» Standard iGO My way 2009 for Android With Australia Maps
Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE EmptyTue Apr 05, 2011 10:27 pm nga 504boyz

» Includes 32 best touch screen games for samsung mobile
Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE EmptyTue Apr 05, 2011 10:25 pm nga 504boyz

Keywords
Ju lutemi Te dashur antar.
Dear members,

If you wish it, you can support your forum by doing a donation, and become an actor of this forum.
All your donations will guarantee the continuity and the quality of this forum.

Your administrator.

 

 Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ConDoR
Administrator
Administrator
ConDoR


Numri i postimeve : 220
Age : 34
Vendi : ne Republiken e Kosoves
Registration date : 07/10/2007

Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE Empty
MesazhTitulli: Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE   Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE EmptySun Jan 06, 2008 7:33 pm

Ēka dhe si tė lobohet pėr ekonomin e Kosovės nė Unionin Evropian?

Unioni evropian ka krijuar ndikim shumė tė madh nė industritė nacionale, politike dhe shoqėritė civile, kurse i ka filluar ndryshimet e rrėnjėsishme nė strategjitė ekonomike dhe ka hyrė nė reformat institucionale tė marrėdhėnieve tė veta.

Proceset e vendim marrjes, nė tė vėrtet po bėhen mjaftė transparente, por megjithatė kjo nuk po e thjeshtėzon sistemin UE-sė. Njohja e thellė e saj po tregohet vendimtare pėr suksesin e ēdo iniciative, kurse lobizmi po bėhet mėnyrė gjithnjė e mė e rėndėsishme e paraqitjes sė interesave qytetare. Nė anėn tjetėr, lobizmi po s’madhohet me kėtė sistem, dhe kėtė si mėnyrė efikase e komunikimit pėr “nivelin lokal”.

Pėrvojat po tregojnė se mosnjohja e procesit dhe ngecja e marrjes sė informatave me kohė mjaft e zvogėlon hapėsirėn vepruese dhe reagimin me kohė, pėr kėtė qeveria dhe ndėrmarrjet duhet qė s’bashku tė marrin pjesė nė kėtė proces nė mėnyrė tė barabartė.

Me lobizėm arrihet qė shumė ēėshtje me tė cilat merren institucionet evropiane tė depolitizohen dhe ato tė vihen nė nivel tė shqyrtimit profesional. Me kėtė gjithashtu kontribuohet nė sjelljen e vendimeve nė bazė tė argumenteve tė dijes dhe vlerėsimit tė fakteve. Pėr kėtė lobizmi nė nivel evropian ėshtė pėrfundimisht veprimtari profesionale, pėr dallim nga niveli nacional ku kemi tė bėjmė me veprimtarin nė sferėn politike.

Nė opinionin publik shpesh nė kohė tė fundit flitet pėr lobimin, por kryesisht fjala ėshtė pėr punėn e qeveris e cila po tenton qė tė forcon sa mė shumė pozitėn rreth fillimit tė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Se sa po bėhet nė kėtė drejtim ėshtė ēėshtje pėr tu diskutuar!?. Se sa po bėhet lidhur me iniciativėn pėr krijimin e ekipit lobist? Nė kėtė nuk mundet askush mė dhėnė pėrgjigjeje tė saktė, se a i posedon lobistėt e vetė politika kosovare nė Bruksel, dhe a janė ata tė cilėt munden me e krye kėtė detyrė nė mėnyrė profesionale gjithashtu ėshtė e diskutueshme. Gjerė me tani lobimi pėr ekonomin kosovare ka qenė shumė i dobėt, edhe pėrkundėr se UE-an nė Kosovė ėshtė tani e gjashtė vjet udhėheqėse e shtyllės sė IV-tė, tė UNMIK-ut, ēka d.m.th. po qeveris praktikisht dhe juridikisht me ekonomin kosovare,kurse ndikimi i lobeve nė Prishtinė dhe nė Bruksel gjerė mė tani nuk ka qenė funksional. Lidhur me kėtė vlen tė pėrmendet fakti,qė tani e gjashtė vjet edhe pėr kundėr nevojės dhe kėrkesave qė ka pasur ekonomia varfėr kosovare pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve tė kapitalit, kjo Kosovės nuk ju ėshtė mundėsuar qė ta ketė nė nivel tė tregut tė UE-sė ( Kosova ka qenė e hapur ndaj tė gjitha vendeve, kurse pothuajse tė gjitha vendet evropiane kanė qenė pėr te tė mbyllura ). Dhe kėtu qėndron paradoksi qė ėshtė krijuar pėr fillimin e mundshėm tė zhvillimit ekonomik i cili po qeveriset nga UE-ja(nuk duhet harruar qė UE-an nė kėto gjashtė vite pėr zhvillimin e Kosovė ka dhėnė donacion me shumė prej 1 miliard e 600 milion euro, qė ėshtė pėr tu respektuar). Kurse nė anėn tjetėr kėrkohet nga qytetarėt dhe institucionet e pėrkohshme tė Kosovės qė tė plotėsojnė standardin pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve tė kapitalit vetėm nė kufijtė e tregut kosovar, ky ėshtė gabim tė cilin po e bėn Unioni Evropian. Arsyetimi ėshtė shumė i thjeshtė, po qė se ekonomia kosovare udhėhiqet nga UE-nė pėrmes shtyllės sė IV-tė, kurse qytetarėve ju ėshtė dhėnė pasaporta e UNMIK-ut, me tė cilėn e kanė lėvizjen e kufizuar jashtė vendit, qarkullimi doganor i mallrave gjithashtu ėshtė nė kompetencė e tyre,kurse shėrbimet ndėrkombėtare kreditore- financiare gjithashtu janė tė kontrolluara dhe tė kufizuara. Nga kjo lindė pyetja si ėshtė e mundshme qė shtetet evropiane mos ti besojnė UNMIK-ut,kurse ato vetė janė pjesėmarrės dhe lojtar aktiv nė kėtė mision tė KB-ar !?.Nė rrethanat e tanishme shoqėroro-ekonomike nė tė cilat gjendet ekonomia kosovare (e cila ėshtė e varfėr e vogėl dhe e de industrializuar ,ndėrsa pėr momentin pa mundėsi tė investimeve dhe tė zhvillimit tė mirėfilltė ),ėshtė bėrė mė se e domosdoshme qė UE-an, nė rend tė parė, ta shqyrton mundėsin e qarkullimin tė lirė tė qytetarėve kosovar nė nivel tė tregut evropian tė punės,me kėtė do tė fillohej perspektiva dhe punėsimi i tė rinjve (numri i tė cilėve pėr ēdo vit po rritet pėr 35 mijė punė-kėrkues,kurse kapacitetet e ekonomisė kosovare pėr punėsimin vjetor nuk e kalojnė 5% tė numrit tė tyre), problemet sociale do tė zvogėloheshin, kthimi i tė zhvendosurve nė pronat dhe shtėpitė e tyre pėr tė gjitha etnitetet do tė zgjidhej, qarkullimi i lirė i qytetarėve do tė kryhej si problem politikė . Siguria e vendit do tė bėhej e kontrolluar dhe e sigurt, tėrė kjo do tė mundėsonte fillimin e hyrjes sė kapitalit dhe tė investimeve tė jashtme nė veprimtari prodhuese dhe shėrbyese. . Pra, me njė fjalė do tė zgjidhej problemi mė i rėndė me tė cilin ekonomia e varfėr kosovare po ballafaqohet e kjo ėshtė PAPUNĖSIA dhe jo perspektiva e gjeneratave tė reja!..

Tėrė kjo do t’i krijonte UE-an dhe shtyllės sė IV-tė tė UNMIK-ut sukses tė padiskutueshėm nė misionin e tyre nė Kosovė,do tė shtonin besimin tek qytetarėt (tė cilėt pėr momentin ndihen tė humbur dhe tė pa perspektivė), mė kėtė ajo do tė arrinte qė tė depolitizonte kėtė vend tė cilit pėr ēdo ditė po i rriten problemet socio-ekonomike tė cilat direkt po krijojnė jo stabilitet dhe jo qėndrueshmėri politike,kurse format e krimit dhe kriminalitetit tė organizuar nė shoqėri po rriten.

Pėrveē tė tjerave qarkullimi i lirė i njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve tė kapitalit pėr qytetarėt e Kosovės do tė ishte zgjidhja mė optimale tė cilėn do tė duhej ta bėnte UE-an, pėr shkak se qytetarėt (janė tė lodhur nga pritja e kohėrave mė tė mira) ata me tė drejt po ndihen (tė privuar dhe tė getizuar) nga zhvillimi i mirėfilltė ekonomik, kjo ėshtė e vetmja terapi pėr tė filluar stabilizimin e gjendjes sė rėndė socio-ekonomike dhe politike nė Kosovė.

Lobimi pėr kėtė ēėshtje duhet tė filloj para se tė fillojnė bisedimet me bashkėsinė ndėrkombėtare por statusin final nė kėtė vit, pėr arsye se qarkullimi i lirė i njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve tė kapitalit pėr institucionet dhe pėr qytetarėt do krijonte mundėsin reale, qė tė gjitha kėrkesat e misionit tė KB-ar, tė plotėsohen jo vetėm formalisht por edhe nė veprim. Kėshtu qė procesi negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit do tė kryhej pa dilema dhe zvarritje, sepse institucionet dhe qytetarėt e Kosovės do t'i plotėsonin tė gjitha kriteret dhe standardet ndėrkombėtare qė nevojiten pėr njohjen ndėrkombėtare tė Shtetit tė Kosovės!...

Si funksionon lobimi nė UE-nė?

Ėshtė e njohur se lobimi nė Bruksel ėshtė punė mjaftė e ndėrlikuar. Shėrbimi pėr shtyp i Komisionit evropian (e i cili pėr ēdo vit i rregullon fletė lėshimet pėr gazetarėt e akredituar) ėshtė orvatur t’i instalon filtrat me qėllim qė t’i ndan gazetarėt nga lobistėt tė cilėt shumė shpesh mbulohen me fletė lėshime tė gazetarėve. Por, nuk ėshtė arritur ndonjė sukses, kėshtu qė shpeshherė kemi pėrzierje tė atilla nė konferencat pėr shtypė, sa qė nuk dihet se kush ėshtė kush.

Mirėpo nuk duhet harruar qė integrimet evropiane, nė mėnyrė tė veēantė e posedojnė lidhjen e tregut,e cila do tė ndikoj nė aktivitetin e lobit nė mėnyrė shumė mė intensive nė tė ardhmen. Komisioni i Barrosit e ka filluar procedurėn me tė cilėn do tė rregulloj punėn e lobistėve. Shoqata e lobistėve e ka hedhė tentimin e Komisionit, duke theksuar qė shoqata mė mirė do t’i cakton rregullat e lojės. Nė shoqatėn e lobistėve janė pėrfaqėsuesit e organizatave me interesa tė ndryshme, grupeve, organizatave jo qeveritare dhe tė kompanive tė mėdha ku pėrmes pėrfaqėsueseve tė vetė nė tė njėjtėn mėnyrė dhe nė tė njėjtin formė luftojnė shpesh pėr interesa tė ndryshme dhe kundėrthėnėse.

Shoqėria e profesionistėve pėr punė evropiane (SEAP, Society of European Affairs Professionals) para njė kohe ju ka dėrguar letėr tė hapur institucioneve tė EU-sė, dhe i ka informuar pėr ndryshimin e rregullave tė sjelljes tė anėtarėve tė shoqatės. Qėllimi i rregullave ėshtė qė tė vihen pėrkufizimet nė sjelljen e tyre, duke filluar nga deklarata qė: “profesionistėt pėr punė evropiane janė pjesė vitale e proceseve demokratike, duke vepruar si lidhje nė mes tė botės sė biznesit dhe shoqėrisė civile dhe tė kreatorėve tė politikės evropiane; ata do tė duhej tė angazhohen nė mirėmbajtjen e standardeve mė tė larta profesionale”.

Vetė rregullat janė tė thjeshta dhe kanė tė bėjnė me parimin: ,,vepro pa ndėrpre nė mėnyrė tė vėrtet dhe me integritet’’. Profesionistėt pėr punė evropiane nuk guxojnė tė ndikojnė nė mėnyrė tė parregullt nė personelin, nė udhėheqėsit ose nė anėtarėt e institucioneve tė EU-sė...

Nga lobistėt kėrkohet tė jenė transparent dhe tė hapur,duhet t’i posedojnė informatat e vėrteta dhe tė sakta me bashkėbiseduesit, ndalohet ēdo mėnyrė e marrjes sė informatave nė formė tė parregullt (edhe pse nuk ėshtė precizuar se ēka ėshtė e parregullt). Lobistėt duhet ta ruajnė besueshmėrinė e informatave, ta respektojnė kohėzgjatjen e embargos si dhe tė gjitha rregullat tjera dhe konventat nė tretmanin e dokumentacionit tė EU-sė. Tė dhėnat e disponueshme nuk guxojnė t’i shiten palės sė tretė. Duhet t’i largohen ēfarėdo lloji tė konfliktit tė interesave etj...

Tėrė kjo u tha me qėllim qė tė tregohet se sa ėshtė e domosdoshme krijimi sa mė i shpejt i grupit lobist i cili do ta avanconte dhe do tė pėrmirėsonte pozitėn ekonomike tė Kosovės, duke i mundėsuar lehtėsime konkrete ekonomike nga ana e Komisionit Evropian nė Bruksel.

Prandaj, iniciativa e parė qė do tė duhej tė ndėrmerret ėshtė padyshim kėrkesa qė qytetarėve tė Kosovės t’ju mundėsohet qarkullimi i lirė i punėtorėve nė tregun evropian tė punės, me kėtė do tė arrihet qė tė zvogėlohet papunėsia tė filloj rritja e standardit tė qytetarėve, tė hapen perspektiva pėr mijėra tė rinj, tė cilėt nė kėto rrethana tė gjendjes nė Kosovė po ndihen tė privuar nga e drejta themelore pėr punėsim, zhvillim dhe perspektive..

Autori: Dr. Bedri Selmani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.prizreniteam.albanianforum.net
 
Per EKONOMINE e Kosoves dhe rreth Lobimit te saj ne BE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Prishtina & Prizreni Forum...Kenaqesi dhe argetim pakufi :: Shkencat Ekzakte :: Ekonomi & Biznes-
Kėrce tek: